Tiranë – Deputetët e PS në grevë urie

Deputetët grevistë janë: Ermonela Felaj, Enkelejda Shkreli, Shegush Ligori, Olta Xhaçka, Besnik Baraj, Arben Malaj, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Fatmir Toçi, Taulant Balla, Ilir Beqja, Pirro Lutaj, Agim Leka, Artan Gaçi, Skënder Hasa, Eltar Deda, Armando Subashi, Ervin Koçi, Fatos Tushe, Arben Ahmetaj, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli. Vendimi për formën ekstreme të protestimit u mor prej Grupit Kuvendor socialist në mbledhjen e mbremjës së premte, pak orë pas nisjes së protestës maratonë para kryeministrisë. Ndërkaq deputeti Saimir Tahiri u shpreh se të gjitha format demokratike të protestës opozitare janë duke shteruar dhe se demokracia në Shqipëri ndodhet në pikën e vdekjes. Për Tahirin beteja për transparencë nuk i përket vetëm PS-së por të gjithë shqiptarëve dhe se kjo betejë është nisur në rruge politike e institucionale.

Advertisement