Tiranë – Deputetët demokratë japin pagat e tyre për zonat e përmbytura

Sipas një njoftimi publik të bërë thuhet se çdo deputet demokrat do të derdhë 500 mijë lekë nga paga e tij në fondin e ndihmave për zonat përmbytura. Vendimi u mor sot në një mbledhje të kryesisë së grupit, për shkak se shumica e ministrave dhe deputetëve janë shpërndarë në zonën e Shkodrës dhe të rrethinave të saj, ku po ndjekin nga afër operacionet e ndihmës dhe shpëtimit. Kjo është hera e dytë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndërmerr një nismë të tillë. Ndërkohë deputetët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese për mbledhjen e ndihmave të solidaritetit për Shkodrën edhe në rrethe dhe qytete të tjera të vendit.

Advertisement