Përveç Çavusoglu, pjesë e këtij misioni të KiE do të jenë edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David Uilshire. Bëhet me dijeni se fillimisht, delegacioni do të rezervojë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi, në orën 09.15, për të vijuar rreth orës 12.00 një takim me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë. Ndërsa në orën 15.00 është parashikuar që ky delegacion i lartë të zhvillojë një takim edhe me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të selisë rozë. Pasi të kenë dëgjuar të gjitha opsionet e palëve mbi krizës, delegacioni do të mblidhet sërish në Presidencë në orët e pasdites për t’u takuar me presidentin Topi. Në fund, delegacioni pritet që të dalë me një rezultat konkret mbi krizën politike në vend.