Qeveria shqiptare akumuloi nje deficit ne te ardhura prej 13.7 miliarde lekesh gjate vitit te kaluar, ndersa deficiti i pergjithshem ishte 3.7 miliarde leke, me shume sesa objektivi. Te dhenat behen te ditura nga nje vendim qeverie mbi planin buxhetor afatmesem. Deficiti u krijua te te ardhurat tatimore, ku te ardhurat nga akciza ishin me problematiket. Plani i qeverise synonte arketimin e 304 miliarde lekeve gjate vitit 2008. Pranimi i situates faktike te buxhetit detyron uljen e deficitit te programuar kete vit, me qellim qe te ruhet stabiliteti makroekonomik i vendit. Deficiti eshte programuar te jete rreth 390 milione euro, shifer e barabarte me 4.2 per qind te PBB-se.