Tiranë | Debate në Kuvend për largimet nga puna

Punimet e seancës së sotme të Kuvendit, nisën me replikat mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe ish kryetares Jozefina Topalli, pas pretendimit të kësaj të fundit për largimin nga puna në shkelje të ligjit të 45 punonjësve të administratës së Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa deklaroi se nuk kishte dijeni për informacionin e pëcjellë nga Topalli në Parlament, Meta tha se detyra e Kryetarit të Kuvendit është të kërkojë zbatimin e ligjit. “Për hir të transparencës dhe seriozitetit të çështjes, propozoj që të ngrihet një grup hetimor parlamentar, për të shikuar se si është zbatuar ligji në këtë rast”, iu përgjigj kreu i legjislativit, paraardhëses së tij. Deputetja Topalli tha se “ndër dhjetra punonjësit e larguar nga adiministrata e Kuvendit, ka prej tyre që i kanë shërbyer këtij institucioni prej më shumë se njëzët vite.

Advertisement