Tiranë – Debate ndërmjet pozitës dhe opozitës për pajisjën me karta identiteti

Nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për zgjedhjet socialisti Kastriot Islami, tha se brënda javës tjetër procesi shkon në pikë kritike. Sipas Islamit, PS-ja ka propozimet e veta dhe në momentin e duhur do ti paraqesë ato publikisht. Menjëherë pas dekleratës së socialistëve, deputetët e mazhorancës përmes Fatos Hoxhës përjashtoi çdo mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. Hoxha akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po saboton procesin e kartave përmes vendorëve socialist. Ndërsa zv.ministri i brendshëm Ferdninand Poni i pranishëm në komision Ad Hoc për të raportuar mbi procesin, tha se afatet janë plotësisht të arritshme madje kapacitet janë për më shumë se shtetasit e pa pasaportë. Në bazë të shifrave zyrtare në shqipëri ka një kontigjent prej 730 mijë shtetasish pa pasaportë.

Advertisement