Deputetët Saimir Tahiri dhe Edi Paloka janë konfliktuar mes tyre, ndërsa kryetari i komisionit Ilir Rusmajli ka deklaruar se ka deputetë socialistë që bëjnë pastrim parash tek lojërat e fatit dhe mbajnë “ngrohtë” edhe deputetë të tjerë socialistë. Menjëherë paskëtaj, ka reaguar deputeti socialist Saimir Tahiri, ndërsa debatet e ashpra mes dy deputetëve kanë degjeneruar edhe me sharje personale. E ndërsa deputetët e tjerë kanë tentuar t’i qetësojnë, deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja duke ndërprerë kështu edhe diskutimet për projektligjin për lojrat e fatit.