Tiranë – Dade, kryeparlamentarja politika diversioni me opozitën

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës edhe njëherë na jep leksione demokracie për maxhorancën shqiptare. Në demokraci politikat me inat dhe politikat e diversionit nuk ka sesi funksionojnë. Përkundrazi ato dëmtojnë imazhin e vendit dhe Topalli mëse njëherë e ka kryer këtë detyrë më së miri dukë dëmtuar imazhin e vendit. Ajo i është kthyer politikave të diversionit me opozitën, duke shkelur njëherazi rregulloren, jo vetëm të Parlamentit të Shqipërisë, por edhe rregulloret e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Konstatimi sipas medias se delegacioni shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Evropës është një mësim tjetër që mazhoranca duhet ta marrë” tha Dade. Më tej deputetja u shpreh se opozita do të vazhdojë protestat në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të vlerave evropiane që shqiptarët aspirojnë. “Gjithashtu ajo çka zonja Topalli ka bërë ditët e fundit, bie ndesh me sugjerimet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë prestigjiozë, të cilët i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të zgjidhin krizën funksionale, politike dhe institucionale përmes dialogut. Ajo çfarë ka ndodhur sot në Strasburg, përveçse i përkeqëson gjërat, nuk sjell asgjë në dobi të zgjidhjes së krizës” përfundoi Dade.

Advertisement