Tiranë – Cështja “Remzi Hoxha”, dështon lidhja me video-konferencë me dëshmitarin

Mësohet se personi që ndodhej me biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopullin kur janë torturuar nga SHIK së bashku, mund të dëshmojë vetëm me anë të një letër-porosie dhe jo me video-konferencë direkte. Nëse video do të realizohej, atëherë ai do të mund të pyetej direkt nga prokurorët e çështjes, gjë e cila do të çonte në ndihmë të zbardhjes së saj, por mesa duket, një gjë e tillë është e pamundur. Gjyqtarët bënë me dijeni se procedura do të kryhet përmes një letër porosie, ku do të nisen drejt Holandës të gjitha pyetjet ndaj dëshmitarit dhe ai pritet të nisë, po të shkruara përgjigjet me detajet rreth tyre. Avdyl Loshaj, i rrëmbyer në vitin ‘95 së bashku me Remzi Hoxhën dhe Ziso Kkristopulin, ka mundur të arratiset nga spitali ushtarak kur u dërgua i plagosur pas hedhjes nga kati i 3-të i godinës së SHIK-ut në Tiranë. Ndërkaq, dëshmia e vetme e seancës së sotme, ka qenë ajo e një punonjëseje të punishtes së duraluminit ‘Albatros’, në pronësi te biznemenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Duke rrëfyer momentin e rrëmbimit, ajo ka treguar se ka parë dy persona që zbritën prej saj kanë kapur prej krahësh pronarin dhe e kanë futur ne makinë.

Advertisement