Prokuroria i kishte kërkuar kësaj të fundit provat që mund të ndihmonin në zbardhjen e çështjes dhe që janë përdorur për xhirimin e video-përgjimit. Gjykata ka pranuar si prova laptopin, orën me të cilën është xhiruar nga Prifti dhe USB-në, të cilat mund të ndihmojnë në verifikimin e saktësisë së video-përgjimit, ku ish-zëvendës Kryeministri Ilir Meta shfaqet duke diskutuar me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti lidhur me disa afera korruptive. Mësohet se më 6 Janar jepet edhe pretenca për këtë çështje.


