Tiranë | Cështja came hap debate në komisionin e jashtëm

Deklarata e kryetarit të komisionit të jashtëm, Fatos Beja se në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame por që nuk është botuar në fletoren zyrtare ka shkaktuar debate të ashpra në komision. Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar si të papranueshme atë që ka ndodhur në vitin 2004. Ndërsa deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri ka kërkuar ndjekje penale për kryetarin e kuvendit të asaj kohe Servet Pëllumbi duke u shprehur se ka falsifikuar vullnetin politik. Ndërkohë mbledhja e komisionit të jashtëm është mbyllur në pritje të një vendimi zyrtar nga kryetarja e kuvendit nëse ka apo jo një rezolutë të miratuar në 2004-ën dhë nëse po si do të procedohet më tej.

Advertisement