Tiranë – Cdo individ mund të paguajë sigurime vullnetare për të përfituar pension

Sipas drejtorit të drejtorisë së përfitimeve në ISSH Agron Ahmetaj të gjithë mund të derdhin kontributin vullnetar në masën 3780 lekë për të fituar pensionin. “Periudha minimale e punës është 15 vjet, mbi të cilët merret një pension i pjesshëm. Edhe ata persona që kanë mbushur moshën, kanë të drejtë të derdhin kontributin vullnetar për të fituar pensionin. Masa është 3780 lekë në muaj”, deklaron Ahmetaj. Sipas Ahmetaj, ata persona të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pension dhe kanë më shumë se 15 vjet punë, po më pak se vitet e mjaftueshme për të marrë pension të plotë, nuk mund të përfitojnë pension të plotë. “Ata marrin pension të pjesshëm, që është në raport me numrin e viteve që kanë punuar”, pohon Ahmetaj. Ai thotë se për fermerët vlera e sigurimeve vullnetare shkon nga 1698-1200 lekë në muaj për ata që jetojnë në zonat fushore dhe 1600 lekë në muaj për ata që jetojnë në zonat malore.

Advertisement