Tiranë | Bushati: Lehtësira për emigrantët në Greqi

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka siguruar sot të gjithë shqiptarët se Qeveria Shqiptare dhe ajo Greke do të punojnë së bashku që brenda 1 Janari të vitit 2015, t’i japin një zgjidhje përfundimtare çështjes së toponimeve. Kryediplomati Shqiptar lajmin e bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë, ku njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje me shtetin Helen që deri më 1 Janar 2015 shtetasit shqiptar që lëvizin nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas mos të kenë më problemin e toponimeve, por për ta do ndiqet e njëjta praktikë siç ndodhi në periudhën e pashkëve. “Çështjen ne e kemi cilësuar gjithmonë të karakterit teknik, ndaj Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur afat 1 janarin e vitit 2015, ku deri në këtë ditë do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në përputhje me praktikën moratoriumin ekzistues për emigrantët. Deri në këtë moment dy qeveritë angazhohen për marrjan e masave të nevojshme që 1 janari ta gjejë këtë çështje në mënyrë definitive të zgjidhrur sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare.”, tha Bushati. Sipas tij, “krahas korrektimit në praktikë të pasaportës do punojmë për të lehtësuar mënyrën e veprimit të përditshëm për qytetarët tanë, pasi ne duam të adresojmë të gjitha problemet që bashkatdhetarët tanë kanë në vendet ku ata shtrinë dhe ndërtojën jetën e tyre”. Kryediplomati shqiptar bëri të ditur se, se marrëveshja në fjalë është firmosur nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizellos dhe vjen si pasojë e diskutimeve që kanë nisur prej kohësh nga qeveria, për zgjidhjen e këtij problemi që shqetëson rreth 150 mijë shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.

Advertisement