Tiranë – Burgaj, trafiku i kanabisit ka shënuar rënie

Një fakt i tillë u bë me dijeni nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë nje konference që po mbahet në kuadrin e analizës së rezultateve të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike, kanabis sativa. “Zonat më të prekura nga ky fenomen janë disa komuna në rrethin e Shkodrës, disa në Durrës, ajo e Lazaratit në Gjirokastër si edhe komuna të tjera në rrethet e Fierit dhe Vlorës”, vuri në dukje, kreu i Policisë së Shtetit. Duke dhënë shifra konkrete për luftën anti-kanabis, Burgaj bëri me dijeni se gjatë vitit të kaluar në aksionet anti-kanabis janë angazhuar 120 automjete policore si dhe janë kryer 25 monitorime nga ajri dhe toka. Në kuadrin e luftës anti-kanabis të realizuar nga forcat e policisë, ai shtoi se numërohen mbi 200 raste të identifikuara kultivimi, në 45 prej tyre janë kapur autorët, ndërsa janë agjësuar mijëra kilogramë kanabis etj.

Advertisement