Tiranë – Burg pa afat për Dritan Dajtin dhe Erges Xhaxhin, lirohet Elvis Karoli

Së bashku me të dy të arrestuarit e tjerë nga policia për ngjarjen e rëndë, i riu Ergest Xhaxhi, kunati i Dajtit si dhe shoku tjetër i arrestuar pak orë pas maskarës në Tiranë, Elvis Karoli. I shoqëruar nga forca të shumta policie, nën një mbikqyrje të plotë, me duar të prangosura Dajti ka dalë nga ambientet e spitalit të burgut dhe është dërguar tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Dajti nuk u pa në asnjë moment nga mediat, pasi transporti i tij u bë nga ambientet e brendshme të spitalit të burgut me automjet drejt godinës së krimeve të rënda. Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për Erges Xhaxhin, kunatin e Dritan Dajtit në cilësinë e veprës penale në ndihmë të autorit të krimit. Ndërsa një nga të dyshuarit se mund të kishte bashkëpunuar me Dritan Dajtin për eliminimin e policëve të vrarë, Elvis Karoli është liruar në sallën e gjyqit për mungesë provash. I akuzuar si bashkëpunëtor i Dajtit, Karoli ka pranuar se e njeh Dajtin, por jo se është pjesëmarrës i veprimtarive të tij kriminale. Për Karolin u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” në gjyq sa herë ti bëhet një kërkesë e tillë. Karoli u arrestua në Tiranë disa orë pas masakrës në Plazh të Durrësit ku Dritan Dajti dhe dy miq të tij në një përleshje me policinë, vranë 4 efektivë. Në shtëpinë e Karolit u gjetën lëndë plasëse dhe mjete për përgatitjen e tyre. Dritan Dajtit Gjykata e Krimeve të Rënda i lexoi masën e sigurisë “burg pa afat”. Dajti do të gjykohet për vrasjen me dashje te 4 efektiveve te policise, mbajtjen e armëve pa leje. Hetimet do të kunkludojnë në dënimin e tyre ku dënimi minimal në bazë të Kodit Penal është 20 vjet, ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm. Sipas burimeve policore ka të tjerë persona që e kanë ndihmuar Dritan Dajtin në lëvizje gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, për të cilët pritet vetëm sigurimi i provës materiale për të kryer edhe arrestime të tjera. Dajti tashmë mbetet në dispozicion të hetimeve dhe në varësi të plotë të mbikëqyrjes policore, derisa të caktohet edhe masa e plotë e ndëshkimit të tij për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 4 policëve në plazhin e Durrësit, që ishin në kërkim të tij. Remzi Ponari, avokati i Dritan Dajtit bëri të ditur se klienti i tij nuk pranoi asnjë nga akuzat e komunikuara dhe se fjalia e vetme e thënë ka qënë “tentuan të më vrasin”. Avokati Ponari është caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e Dritan Dajtit. Sipas avokatit, Dajti ka qëndruar i qetë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë kundrejt cështjes në ngarkim të tij, pervecse fjalisë se “tentuan të më vrasin”. Të njëjtën akuzë atë të tentativës për vrasje e komunikoi një ditë më parë babai i Dritan Dajtit, Hasani gjatë një interviste për të përditshmen Gazeta Shqiptare. Babai i Dajtit theksoi se djali i tij nuk vrau askënd, porse u tentua vrasja e tij dhe jo arrestimi. Në masakrën e Durrësit gjetën vdekjen katër punonjës të skuadrës operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, të cilët tentuan t’i hidhnin prangat njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dritan Dajti jetonte në arrati që prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999.

Advertisement