Tiranë | Bujar Leskaj në krye të KLSH-së vetëm me votat e mazhorancës

Tuesday, December 16, 2025

Bujar Leskaj në krye të prezantimit të vizionit të tij përballë deputetëve deklaroi se porsa të marrë detyrën do të dorëzojë imunitetin e kreut të KLSH-së dhe se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, në mënyrë që kontrollet e administratës fiskale, kontrollet në mënyrën e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve dhe kryerjes së privatizimeve, të jenë sa më efikase. Ish-ministri i Turizmit Bujar Leskaj, u propozua në krye të KLSH-së nga Presidenti Bamir Topi në 17 Nëntor. Opozita përmes Kryetarit të opozitës, Edi Rama paralajmëroi votën kundër Leskajt, dekreti me emrin e të cilit do të hidhet në votë këtë të enjte në Kuvend. Ndërsa dekreti i Presidentit me emrin e Bujar Leskaj u miratua nga mazhoranca, më herët demokratët rrëzuan dekretin me kandidaturën e Sali Shehut për këtë post, nën pretendimin se ai nuk përmbushte kriteret kualitative për drejtimin e KLSH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -