Tiranë | BSH ul në 4.50% normën bazë të interesit

guvernatori fullani

Këtë e deklaroi në konferencë për shtyp Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili u shpreh se norma bazë e interesit do të zbresë në kuotën e 4.50 për qind. Guvernatori Fullani sqaroi se ulja u ndërmor për të mbështetur një politikë fiskale më të përmbajtur në vijim dhe për të kontrolluar presionet inflacioniste duke i shërbyer ruajtjes së kushteve monetare në vend. Sipas Fullanit në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, inflacioni u llogarit në 2.9 për qind, duke shënuar 1 për qind rënie krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të shkuar. Ai bëri me dije se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, ndonëse do të rrijë nën nivelin e saj aktual. Sipas Fullanit besimi tek rritja, zgjerimi i tregut drejt privatizimeve pritet të krijojë prosperitet në ekonominë tonë, por edhe në rajon, ku ai veçoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal. Sipas Fullanit investimet private gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2011-ës kanë patur ecuri të ngadaltë, ndërkohë që edhe remitancat do të shënojnë ngadalësim.

Advertisement