Të pranishëm kanë qenë Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu si dhe i ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së, Luigi Brusa. Gjatë fjalës së tij, Brusa kërkoi që qeveria shqiptare të hartojë një plan me 12 rekomandimet e KE-së, ku prioritet ka sidomos administrata, e cila sipas tij duhet të jetë e qëndrueshme. “Raporti analitik është një arritje që ka bërë Shqipëria për integrimin në BE. Do të nxisja autoritet shqiptare të vlerësonin raportin analitik. Integrimi në BE kthehet i pa mundur pa një reform në administratë, e cila duhet të jetë e qëndrueshme. Detyrat duhet të jenë për të gjithë aktorët” theksoi më tej Brusa. Ndërsa Ministrja e Integrimit ka vënë në dukje se proçesi i integrimit të vendit në BE nuk varet vetëm nga një kah i caktuar politik apo edhe nga adminsitrata. Në këtë konferencë kanë qenë të ftuar edhe perfaqësues nga shoqëria civile të cilët kanë diskutuar këtë raport analitik.