Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu garantoi, në raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë, se opozita do të bashkëpunojnë me mazhorancën qeverisëse për realizimin e të gjitha reformave.
Deputetja e PD-së, tha se qeveria aktuale nuk duhet të ndjehet xheloze pasi ne e meritonim më parë statusin. Është një vendim i vonuar, tha Bregu ndërsa shtoi se “opozita do të jetë në krah të maxhorancës për reformat me kusht që ato të jenë gjithpërfshirëse”. Para nisjes së takimit, Bregu zhvilloi një takim me Komisionerin Fyle ndërsa në tryezë opozita u oërfaqësuar edhe nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi.