Tiranë – Bregu, nuk ka shtyrje të procesit të liberalizimit

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një konference për shtyp në kuadrin e mbledhjes së Nënkomitetit për çështjen financiare në Ministrinë e Integrimit lidhur me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. “Brenda këtij viti do kemi një vendim për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen”, tha ministrja Bregu, duke sqaruar se në këtë mënyrë qeveria shqiptare do të mbajë premtimin për heqje të vizave brenda vitit të parë të mandatit. Nga ana tjetër, Bregu tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave dhe nuk mund të pranohet se vendi ynë është prapa Bosnjë-Hercegovinës në këtë proces. Ndërsa lidhur me deklaratën e Këshillit të Evropës për dialog politik mes palëve politike në Shqipëri, Bregu tha se ky apel shkon më shumë për opozitën, e veçanërisht për kreun e Partisë Socialiste, Rama.

Advertisement