Ky ka qenë apeli i drejtuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në seancën plenare të sotme të Kuvendit, duke ngritur një sërë pyetjesh ndaj ministrave të kabinetit Berisha. Konkretisht, ai pyeti pse shqiptarët po vuajnë rritjen e çmimeve për një vizitë mjekësore, apo për produktet që blejnë përditë nëpër tregje. Nga ana tjetër, Braçe theksoi se prej 17 vitesh ushtarakët nuk marrin të drejtën për t’u paguar, ndërkohë që shqiptarët duhet të paguajnë 120 mijë lekë vetëm për të ngritur një padi penale. Braçe nënvizoi më tej, se pavarësisht premtimeve, problemet e shqiptarëve nuk po zgjidhen.