Tiranë | Brace: kriminelët po kërkojnë gjak në Tiranë

alt

Me tone të ashpra, Braçe ka akuzuar kandidatin Lulzim Basha, ministrin Genc Ruli, prefektin e Tiranës Kletis Kruja dhe zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Pone. Sipas Braçes këta njerëz kërkojnë të marrin votat me dhunë dhe të shkaktojnë gjakderdhje në Tiranë. “Një tufë kriminelësh, Lulzim Basha, Genc Ruli, Kletis Kruja, Ferdinand Pone. Këta njerëz duan luftë në Tiranë, duan gjak në Tiranë. Çdo qytetarë të Tiranës të mblidhen në katër qendrave të numërimit, në Laprakë, në “Vasil Shanto, në Muzeun Kombëtar”, tha sot Braçë. Ai ka theksuar se qytetarët duhet të vijnë nga gjithë vendi për të mbrojtur votën. “I është marrë jeta 4 qytetarëve për votën e lirë. Këta kriminel që po mbajnë peng votat kanë vrarë 4 qytetarë më 21 Janar. Në emër të gjakut të tyre nuk do ta lejojmë”, tha Braçe.

Advertisement