“Rreziku është shumë i lartë dhe situata do të bëhet edhe më e rrezikshme, në një zonë edhe më të gjerë, për jetën e tyre e të familjeve të tyre! Jeta është shumë më e shtrenjtë, na ka mbetur për të kujdesemi vetë, pa pritur të na i marrë Qeveria. Këtë apel PS po e përcjell në mënyrën më të përgjegjshme, me çdo mjet e mënyrë komunikimi, me të gjithë forcën e strukturën e saj, në terren, për më shumë se 48 orë, me qëllim mbijetesën e çdo shqiptari nga Shkodra e Lezha i ndodhur në rrezik familjarisht” deklaroi Braçe. “E shoh në sy dhe e ndjej me zemër çdo shqiptar të Shkodrës për të apeluar tek ata: Largohuni! Kjo është sakrifica juaj! Qeveria ka lënë vetëm një mundësi në këto kushte: Shkarkimin e ujit në sasi të mëdha nga liqenet e hidrocentraleve dhe zgjerimin e zonës së katastrofës nën ujë! Po e përsëris: Largohuni! Kjo është sakrifica juaj për të shpëtuar jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë, nga rreziku i thyerjes së digave më të mëdha në Shqipëri, vënë nën këtë rrezik nga Qeveria e Shqipërisë! Nëse “Gërdeci material” po konsumohet, ju keni në dorë të ndalni “Gërdecin njerëzor” Katastrofa që po konsumohet në dëme të mëdha materiale-pronësore e që rrezikon të thellohet, në dëme njerëzore, materiale-pronësore, ekonomike gjithashtu, nuk është produkt i kushteve atmosferike” apeloi më tej deputeti socialist.