Tiranë | Bozdo: Rama të ndalë luftën ndaj Bashkisë së Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e kthen vendin në kohërat e errëta të para ‘90-ës, duke urdhëruar të pezullojë bulevardin në emër të popullit. Reagimi i Nënkryetarit të Bashkisë të Kryeqytetit erdhi pas vendimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të pezulluar punimet për Bulevardin e Ri të Tiranës, për shkak të konfliktit që Bashkia e Kryeqytetit ka me pronarët e truallit ku po ndërtohet Bulevardi i ri. Po ashtu nënkryetari i Bashkisë së Kryeqytetit, i bëri apel Kryeministrit të ndali luftën politike ndaj Bashkisë së Tiranës. “Edhe një herë, i bëjmë thirrje z. Rama të kthejë mercenarët e tritolit në kapanonin e tij dhe të ndalë luftën politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës është e vendosur t’u shërbejë qytetarëve dhe asgjë e askush nuk do të mundë të dalë mbi ligjin dhe të bllokojë zhvillimin e kryeqytetit të vendit. “, përfundoi Bozdo.

Advertisement