Tiranë – Bosch, klasa politike duhet të gjejë zgjidhje

“Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që i dhashë medias, të premten e kaluar, në lidhje me situatën politike aktuale”, shprehet ambasadori Bosh. “Theksoj edhe njëherë se, pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët. Prandaj, çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”, mbyllet deklarata e shkurtër e zotit Bosh.

Advertisement