Sipas BMM, në 5 ditë monitorim ka pasur shkelje të Kodit Zgjedhor, konkretisht në transmetimin e reklamave politike në oraret 18:00 – 20:00, gjë që nuk lejohet nga Kodi. Bordi ka njoftuar gjithashtu se disa mediave u është tërhequr vëmendja, ndërkohë që masat ndaj tyre do të merren në ditët në vijim. Ndërkohë, kryetari i KQZ, Ristani i ka kërkuar BMM që të paraqesë masa konkrete dhe më pas të flasë për problemet gjatë monitorimit.