Ai pohoi se vetëm për investimet publike janë parashikuar që të bëhen 20 miliardë lekë shkurtime. Vetëm pak ditë më parë, këto shpenzime janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku sipas argumentimit të bërë nga kryeministri Berisha gjatë saj, ato diktohen nga vendimi për të ulur deficitin buxhetor dhe për të mos lejuar rritjen e borxhit. “Këto shkurtime janë absolutisht të domosdoshme, në mënyrë që të përballemi me sukses me këtë mjegullnajë financiare dhe ekonomike që ka pushtuar një pjesë të gjerë të kontinentit”, tha ai në lidhje me një fakt të tillë.