Kështu është shprehur gjatë fjalës së tij në seminarin “Financa të përgjegjshme”, ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes së sistemit financiar për parandalimin e krizave ekonomike. “Rritja e përgjegjshmërisë së financimit nga bankat e ekonomisë, duhet të shoqërohet me një transparencë të vazhdueshme dhe efektive nga Banka e Shqipërisë, por edhe institucioneve të tjera të ngritura me ligj për monitorimin e tyre”, u shpreh Bode. Sipas tij, mbikqyrja e mirë e bankave, ka qenë në fakt edhe çelësi i suksesit që ekonomia shqiptare të mos përjetojë të njëjtin fat si ekonomitë e tjera. “Ajo që ndodhi, ka nevojë për mbikqyrje të respektimit të standardeve, duke përbërë mënyrën më të mirë për të parandaluar krizat”, tha Bode më pas.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES