Gjatë diskutimit të buxhetit faktik për 2011-ën në komisionin parlamentar të Ekonomisë, kreu i financave publike theksoi se gjatë këtij viti është bërë e mundur mbledhja e të ardhurave nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që shprehu bindjen se ndonëse në kushtet e krizës ekonomia shqiptare do të performojë pozitivisht . “Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qënë 3.1 për qind, inflacioni 3.5 për qind, ndërsa punësimi është rritur me 1.7 për qind dhe kjo shifër është e kënaqshme duke pasur parasysh krizën ekonomike”, tha Bode. Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, tha se ekonomia shqiptare po përballet me shumë probleme. “Tërheqim vëmendjen për defiçifin buxhetor, por duhet të bëhet kujdes edhe me borxhin publik. Niveli i borxhit publik është në limitet e vendosura”, tha Malaj. Ministri i Financave nënvizoi se qeveria shqiptare nuk bën shoë, por ajo është prekur nga zhvillimet dramatike në eurozonë. Ministri nuk dha detaje lidhur me huanë që synohet të merret nga Banka Botërore me synim ristrukturimin e borxhit. Bode u shpreh kundër uljes së borxhit në këto momente, pasi, siç u shpreh ai, po ta bësh këtë do të thotë që të shkosh në krizë të sigurt, ndërkohë që shtoi se në këto kushte nuk mund të ulim deficitin. Sipas ministrit, fatura e papaguar e TVSH-së së rimbursueshme nga tatimet për biznesin është rreth 8 miliardë lekë.