Në një konferencë dhënë për mediat, Blushi deklaroi se bojkoti i Parlamentit është vendim i pa menduar mirë duke u kërkuar deputetëve socialistë të mos nxitohen në vendimet që marrin, por të presin raportin e OSBE/ODIHR. “Jam kundër bojkotit. Deputetët të mos marrin vendime por të presin reagimin e OSBE/ODIHR pasi vendimi i deputetëve të PS-së ka pasojë të rëndë dhe mund të dëmtojë imazhin e partisë. Rruga për tu kthyer në pushtet nuk është rruga e rrugës por rruga e institucioneve. PS mund të provokojë zgjedhje të parakohshme vetëm në sallë në kuvendit por jo jashtë institucioneve” deklaroi sot Blushi i cili njihet publikisht si një nga kundërshtarët e Edi Ramës brenda partisë.