Tiranë – BERZH financim për rrugët dytësore dhe lokale

Kredia në fjalë është pjesë e një projekti të koordinuar prej 137 milionë eurosh që do të mbështesin projektin e qeverise Shqiptare, i cili është në zbatim që prej vitit 2008. Projekti do të jetë bashkëfinancim me një tjetër kredi nga Banka Evropiane e Investimeve me po 50 milion euro dhe me grante të Bashkimit Evropian nga IPA 2010 e 2011 me shumën prej 33 milion eurosh. Ndërkaq, një grant prej 4 milion eurosh nga Uestern Balkan Investment Frameuork do të mbulojë kosto të tjera të lidhura me projektin si projektim-supervizion, asistencë teknike etj. Rreth 650 km rrugë dytësore e lokale parashikohet të rindërtohen nga ky projekt gjatë 5 viteve të ardhshme. Projekti “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale” është një bashkëfinancim i Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë e po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me një vlerë të përafërt prej 400 milion USD. Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rajonale dhe lokale në vend, si dhe të rrisë aksesin ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rreth 1500 km-ve rrugë. Aktualisht, janë në proces implementimi 210 km rrugë rajonale dhe lokale, ndërkohë që gjatë vitit 2010 parashikohet të jenë rehabilituar apo të jenë nën rikonstruksion 340 km rrugë.

Advertisement