Tiranë – Berisha, zgjidhja e krizës brenda dy javëve

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat pas konferencës së arsimit. “Zgjidhja duhet të realizohet brenda dy javësh dhe ne jemi gati ta realizojmë atë brenda Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë lidhur me këtë çështje. Ky ka qenë reagimi i tij, i njëjtë me atë që ka mbajtur gjatë gjithë këtyre muajve kur opozita e ka kontestuar vazhdimisht rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa ka kërkuar me ngulm hapjen e kutive të votimit. Ndërsa kryesocialisti Edi Rama, pas kthimit të tij nga Strasburgu, ku është takuar me rivalin e tij politik, Sali Berisha, ka theksuar se opozita gjithashtu është e interesuar të gjendet një zgjidhje për situatën e rëndë politike të krijuar dhe se e cilëson si arritje tryezën e realizuar në mbikëqyrjen e përfaqësuesve të lartë evropianë në Strasburg.

Advertisement