Tiranë – Berisha vizitë dy ditore në Itali

Berisha do të jetë i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së Italisë në Verona, si i ftuar nderi. Bashkë me Berishën mësohet se do të jetë dhe ministri ynë i Ekonomisë, Dritan Prifti. Ditën e Premte, Berisha do të udhëtojë në drejtim të kryeqytetit Romë, ku do të ketë një vizitë zyrtare dhe takim me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Advertisement