Tiranë – Berisha, vendi ka nevojë për investime të huaja

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministra të kabinetit qeveritar, Presidenti i IDB grup Muhamed Ali, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të OPEC, për zhvillim, Sulejman Jasir Al-Herbish, përfaqësues të institucioneve ekonomike ndërkombëtare, investitorë të huaj, përfaqësues të trupit diplomatik, etj. Duke vlerësuar konferencën si një mundësi të madhe për njohjen e potencialeve dhe mundësive që ofron Shqipëria, kryeministri u shpreh se sot më shumë se kurrë ekonomia shqiptare ka nevojë për investime në projekte vendimtare për vendin, të cilat të cilat do të rrisin hapësirat e tregut dhe do të krijojnë një klimë shumë të favorshme për biznesin. “Sot është një ditë e veçantë për vendin tim. Më shumë se 100 investitorë nga Arabia Saudite, Kuvajti, Bosnja dhe shumë vende të tjera janë mbledhur në Tiranë për tu njohur dhe për të kërkuar në potencialet e Shqipërisë, në nevojat dhe mundësitë e këtij vendi. Konferenca po mbahet në një moment shumë të rëndësishëm, në një moment kur ekonomia shqiptare ka një nevojë të madhe për investimet e huaja. Ekonomia shqiptare ka nevojë për financime projekte vendimtare për vendin, të cilat do të rrisin hapësirat e tregut dhe do të krijojnë një klimë shumë të favorshme për biznesin” tha Berisha. Ndër të tjera kryeministri theksoi se kompanitë e reja do të gjejnë në Shqipëri mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar në turizëm, energji, miniera, etj. “Dua të theksoj, se kompanitë e reja do të gjejnë në Shqipëri një ekonomi vërtetë tërheqëse, dinamike, e cila shënon rritje në kohën më të vështirë për ekonominë botërore. Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël, por e konsoliduar dhe dinamike” tha kryeministri. Kryeministri garantoi investitorët se qeveria shqiptare nuk do të reshtë së përpjekuri për të lehtësuar punën dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe se investimet e secilit prej tyre do të ishin histori suksesi. Më pas, duke marrë fjalën Presidenti i IBD Group Muhamed Ali, vlerësoi qeverinë shqiptare për e mbështetjen e pakursyer dhe lehtësitë që u ka ofruar investitorëve të huaj, si dhe si siguroi se IBD do të vazhdojë të financojë projekte të rëndësishme për vendin.

Advertisement