Tiranë | Berisha: urimi im është për forcën dhe energjinë e pashtershme të besimit

alt

Urimin e tij, kryeministri ua drejtoi fillimisht atyre, që siç tha ai në përkushtim të madh ndaj Zotit, agjëruan në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, si dëshmi e gatishmërisë së tyre për të sakrifikuar në emër të Zotit. Sipas tij, sakrifica e tyre, tregon gatishmërinë për mirësi, për veten dhe familjen. “Urimi im është për të gjithë besimtarët mysliman, për forcën dhe energjinë e pashtershme të besimit, ju uroj paqe dhe harmoni. Nderim më të thellë për të gjithë udhëheqësit shpirtëror të kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjithë besimeve për kontributin e jashtëzakonshëm, në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore, nisur nga kushte të vështira dhe të paprecedenta. Në një hark kohor të shkurtër ata ja dolën të ngrenë vlerat hyjnore, të besimeve shqiptare, në harmoni të plotë me njëri me tjetrin, në bashkëpunim, çka përbën virtytin më të madh të shpirtit të popullit dhe të shqiptarëve”.

Advertisement