Tiranë – Berisha thirrje opozitës për bashkëpunim

“I bëj thirrje opozitës të rikthejë traditën e bashkëpunimit se në të do mund të gjejë gjithë peshën dhe rolin e saj për vendin”, është shprehur ai gjatë seancës së sotme plenare, duke shtuar se motoja e sistemit të vjetër ishte “Pushteti gjithçka, Shqipëria asgjë”, tashmë nuk duhet të jetë më. “Ju garantoj se zëri juaj do të dëgjohet, siç është dëgjuar në gjithë historinë e kësaj tradite. Po të isha si ju përditë do të kritikoja qeverinë, por nga ana tjetër nuk do të hidhja poshtë as arritjet e saj”, deklaroi më pas Berisha. Sipas tij, është shumë normale të kritikosh se ka korrupsion por duhet ta luftojmë së bashku atë, e në lidhje me një fakt të tillë ai ka përmendur faktin sesi opozita duhet të japë kontributin e saj për votimin e heqjes së imunitetit të zyrtarëve. “Të përpiqemi të konsolidojmë së bashku atë që është pozitive dhe të shtojmë transparencën”, shtoi ai. Duke kujtuar traditën e bashkëpunimit në Kuvend mes palëve, për reformat e mëdha në vend, ai tha se gjithsesi “nuk mund të bëhet këshilltar i opozitës, edhe pse respektoj misionin e saj”.

Advertisement