Tiranë | Berisha: të vijojë hetimi i 21 Janarit, dëshmitarët do të shpërblehen

 Kryeministri Berisha ka folur edhe për hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit duke ftuar kryeprokuroren për vazhdimin e tij. “E ftoj Ina Ramën të vazhdojë hetimin, po se çfarë u thotë qytetarëve ajo që nuk ka padi për ata që vunë zjarrin, ajo qoftë, madje dokumenti është bërë publik, këtë nuk e di pse e bën”, ka thënë kryeministri gjatë fjalës së tij. Berisha është shprehur i gatshëm për të shpërblyer dëshmitë e vyera apo informacionet mbi demonstratën e 21 Janarit. Kreu i qeverisë ka porositur ministrin e Financave që të hartojë një fond të posaçëm për të gjitha dëshmitë e vlefshme në kuadrin e hetimit parlamentar të asaj që ndodhi në 21 Janar në bulevardin kryesor të vendit. “Ftoj qytetarët që të kontribuojnë në këtë hetim, pasi një akt të tillë, vendi nuk e ka njohur kurrë në historinë e tij, që nga viti 1924 dhe deri më sot”, bëri me dije më pas kreu i qeverisë.

Advertisement