Tiranë | Berisha: Të mos rritet cmimi i energjisë elektrike

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot vendim që të mos rritet cmimi i energjisë elektrike. Berisha reagoi edhe ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, duke e akuzuar për rikthimin e faturave aforfe të energjisë elektrike, pasi qeveria e kaluar kishte bërë të pamundurën për të mos pasur më fatura aforfe të energjisë. “Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh sesa zëdhënësi dhe kryekreu marrë sëbashku. I bëri peshqesh shqiptarëve gjobën politike, aforfenë. Ky njeri del këtu dhe me dëshmitarë të rremë kërkojnë t`u mashtrojnë dhe ju, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa vetë rrena”, tha Berisha, duke iu drejtuar ministrit Arben Ahmetaj. Ndërkohë ish- kryeministri Berisha replikoi edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili i ndërpreu fjalën pasi kaluan dy minutat. “Bëtë një akt të shëmtuar, duke më ndërprerë fjalën”, tha Berisha.

Advertisement