Tiranë – Berisha, të krijojmë zonë të lirë ekonomike për investitorët kinezë

Këtë propozim kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë një takimi me presidentin kinez, Hu Jintao, ku u tregua i gatshëm t’u ofrojë investitorëve të mëdhenj kinezë lehtësira fiskale. Gjatë vizitës së tij në Murin e Madh Kinez Kryeministri Berisha pasi ka ngjitur 1500 shkallët që të cojnë në pjesën më të lartë të murit e ka krahasuar këtë ngjitje me ngjitjen elektorale. “Ngjitja është gjithnjë e këndshme, të lodh, por të lartëson. Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë që ka bërë një kryeministër tek ky Mur. Iu përgjigja se kjo ngjitje është një ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale”, u shpreh Berisha.

Advertisement