Tiranë – Berisha, të hartohet ligji për tokat e braktisura

Kryeministri, Sali Berisha kërkoi me këmbëngulje hartimin e ligjit për tokat e braktisura. Duke e ritheksuar se është i nevojshëm adaptimi sa më shpejt i një qëndrimi të ri ndaj tokës së papunuar, Berisha kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përfundimin e shpejtë të projektligjit që vendos dhënien e tokës së papunuar me të dhjetë. “Toka që lihet pa punuar, degradohet, çka është e palejueshme. Ndaj dhe ligji duhet t’i japë fund situatës së papranueshme me tokat e papunuara” deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha.

Advertisement