Tiranë – Berisha takohet me kreun e BDI, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe i transmetoi atij urimet edhe të Grupit Parlamentar dhe ministrave të BDI-së. Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në vend duke theksuar se në 3-mujorin e parë të këtij viti rritja ka qenë 6% dhe se në dy 3-mujoret pasues ajo do të jetë dukshëm më lartë. Gjithashtu Berisha theksoi se në 4 vitet e ardhshme do të zbatohen projekte të mëdha në fushën e infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale. Kryeministri Berisha informoi, Ahmetin se këtë vit se numri i turistëve ka pasur një rritje prej 36% nga viti i kaluar dhe se një efekt të veçantë në këtë drejtim ka pasur rruga e re Durrës-Kukës. “Investimet publike të cilat kapin vlerën e 10% të prodhimit të brendshëm bruto, do të bëjnë të mundur që infrastruktura rrugore të jetë jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare, ku një rëndësi të veçantë do të ketë përfundimi brenda dy vjetësh i rrugës së Arbrit” u shpreh Berisha.

Advertisement