Tiranë | Berisha: suksesi i reformave është varur nga ulja e korrupsionit

berisha-mbledhje-qeverie-

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha u shpreh se reformat kanë pasur sukses sepse qeveria ka aplikuar standarde transparente për procedurat ekonomike, gjë që ka sjellë dhe uljen e korrupsionit. “Është detyra e institucioneve që të luftojnë korrupsionin. Kemi bërë një gjë shumë të madhe për transparencën, por në mënyrë më të pareshtur duhet të vazhdojmë këtë betejë çdo orë. Themeli i gjithë suksesit ekonomik janë reformat antikorrupsion, tashmë është një sukses i pranuar botërisht”, tha Berisha. Ai u shpreh se qeveria do të mundësojë që çdo procedurë të jetë transparente. Sipas tij, “vetëm në këtë mënyrë reformat mund të kenë sukses”. Nga ana tjetër Berisha ju referua dhe raportit për ekonomitë botërore. Duke cituar raportin ai tha se nga ekonomitë e mëdha, modeli themelor është Gjermania, ndërsa nga ekonomitë e vogla është Shqipëria. “Suksesi është transparenca dhe reforma. Transparenca është rrezja e diellit, e cila godet, dezinfekton të gjitha viruset e korrupsionit dhe paudhësia. Kjo ka bërë që Shqipëria, apo modeli i saj funksionojë në shkallë të tillë që të marrë investimet e huaja direkte”, tha Berisha.

Advertisement