Tiranë | Berisha: rritja ekonomike kap shifrën 4.9%

Tuesday, December 16, 2025

Sipas tij ky vlerësim mjaft i rëndësishëm përbën një arritje të madhe për vendin që nisi lirinë e tregut si vendi i 3 ose 4 më i varfër në rajon. “Në raportin e KE-së thuhet se rritja e ekonomisë shqiptare ka kapur shifrën prej 4.9 përqind ndërsa vlerësohet se Shqipëria është vendi që ndjeu më pak krizën” theksoi Berisha. Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se Shqipëria në raportin e KE-së në vitin 2009, renditet e 25-ta, nga 80-ta që renditej në vitin 2006. “Një turravrap i shkëlqyer. Shqipëria lë mbrapa 116 vende në raport me treguesin e performacës së investimeve të huaja. Po në rast se ju referohemi shifrave, në qoftë se në vitin 2006, investimet e huaja ishin 258 milion euro, në vitin 2009 këto investime arritën në mbi 700 milion euro. Në shkallën e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të huaja në ekonominë shqiptare, Shqipëria renditet lart, dëshmi kjo e një ekonomie tërësisht të hapur”, ka theksuar kryeministri Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -