Tiranë – Berisha, Rama të paraqesë provat për manipulim në organet e akuzës

Friday, January 2, 2026

Një deklaratë të tillë kryeministri e ka bërë gjatë një konference për shtyp me sekretarin francez të Shtetit, Pierre Lellouche me të cilin tha se kishte diskutuar edhe në lidhje me bojkotin e opozitës e luftën ndaj krimit dhe mafias. “I kam ofruar Edi Ramës bashkëpunim dhe ai nëse ka prova manipulimi të zgjedhjeve le t’i paraqesë tek organi i akuzës, por të mos bllokojë reformat”, tha Berisha. Duke e vijuar mendimin e tij ai ka pohuar se gjëja e vetme që nuk mund të imagjinohet në botë është që një politikan të ndërmarrë kundërshtimin e vendimeve gjyqësore. Kjo deklaratë e Berishës bëhet në vijëmësi të gjithë atyre që ka bërë kohët e fundit në lidhje me bojkotin e opozitës, për të cilat ka mbajtur të njëjtin qëndrim, atë të ftesës së bashkëpunimit ndaj saj në të mirë të reformave në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -