Tiranë – Berisha: Rama po bën betejë për të dhunuar votën e qytetarëve

Ai u shpreh se dy ditë më parë kreu i PS-së ka marrë vendimin për të mos marrë pejsë në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve. “Nuk pranuan të diskutonin ndaj problematikës ndaj të cilës ne ishim tërësisht të hapur. Unë i bëjë thirrjen më miqësore çdo qytetari që të gjejë pesë minuta kohë nga koha e tij dhe të lexojë propozimin e Edvin Kristaq Ramës, ky propozim është i denjë për personazhet e Franc Kafkës ose spitalet psikiatrike. Në 10 nene në tetë të hetohet dyshim dhe jo të hetohet siç sanksionojnë ligjet aktuale”, tha Berisha. Ai u shpreh se kjo psikologji e dyshimit ka nevojë për trajtim mjekësor. Ai u shpreh e kjo është çështje personale e Ramës, por mbrojtja e votës së lirë është çështje e politikës dhe mazhorancës. “Edvin Kristaq Rama, në një betejë të egër për të dhunuar votën e qytetarëve shqiptarë, vendosi dy ditë më parë që të tërhiqej nga Komisioni Hetimor Parlamentar, ndaj dhe sot nga Komisioni i Ligjeve, u tërhoqën, nuk pranuan të diskutonin në përputhje me vendimin e marrë dy ditë më parë në këtë komision siç ishte vendosur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve”, tha Berisha.

Advertisement