Tiranë | Berisha: Rama fitoi sipas rezultateve paraprake me 10 vota para

berisha-mbledhje-qeverie-

“Në kundërshtim me ligjet po bëhen përpjekje për të paralizuar urdhrin e KQZ me një mënyrë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik. Në situatën aktuale do të sqaroj qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë vendim apo rezultat, ka pranuar çdo rezultat, por problemi është se përpjekja për të konsakruar atë që në ligj nuk ekziston por që ekziston në realitet, atë që quhet rezultat paraprak, i shpallur nga KQZ Kryetari i PS, Edi Rama po bën ç’është e mundur që rezultati paraprak të dalë përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale.” Berisha tha më tej se persona të opozitës e kanë rrethuar nga të gjitha anët KQZ që e cilësoi si zemra e kombit. “Nëse ne do të pranonim rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar ne do të asgjësonim sistemin e zgjedhjeve të lira për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, tha Berisha Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se me rezultate paraprake, kandidati i Partisë Socialiste, “Rama fitoi në Tiranë me 10 vota para”. Por nga ana tjetër, kryeministri shtoi se të gjitha votat në Tiranë nuk janë numëruar. Ai ka theksuar se “në asnjë vend demokratik votat e vlefshme nuk cilësohen si të pavlefshme”. Kryeministri tha se precedentët e mëparshëm janë të qartë në lidhje me procedurën që ndiqet në çështje të tilla. Ai ju drejtua kreut të PS, Edi Rama që të pranojë numërimin e votave. “ I nderuar zotëri dy vite më ke kërkuar numërimin e votave ku kishte një vendim gjykate, ndërsa sot më nxjerrë zëdhënësat dhe thonë të mos numërohet asnjë votë”, tha Berisha. Berisha shtoi se çdo votë do të numërohet. Deklarata e kryeministrit u bënë në kohën që deputetët e PS-së janë përplasur me forcat e policisë para oborrit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të ndaluar vendimin e KQZ që do të numërojë votat e hedhura gabimisht në kutitë e tjera në Tiranë.

Advertisement