Tiranë – Berisha: Rama donte ti mbyllte vizat në kuti

Duke folur në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike kryeministri Berisha theksoi se liberalizimi i vizave u bë i mundur si pasojë e përpjekjeve më serioze dhe reformave më të suksesshme që sipas tij shembën çdo lloj paragjykimi. “Simbolika e datës 15 hyn në historinë dhe jetën e gjithësecilit si një nga datat më të shënuara krahas datave më të shënuara që ka njeriu” theksoi Berisha. Ai gjithashtu akuzoi sërish kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se ka bërë çdo përpjekje për të penguar liberalizimin e vizave për të shqiptarët dhe për t`i mbyllur vizat në kuti. “Rama dështoi në përpjekje për të penguar vizat, pasi në 15 Dhjetor shqiptarët do të lëvizin lirshëm” theksoi Berisha duke shtuar se qeveria i garanton vendet Shengen se do të bëjë çdo përpjekje për të penguar abuzimin me vizat. Ai gjithashtu u shpreh optimist se shqiptarët me dinjitetin më të madh do të qëndrojnë përpara këtij vendimi dhe në mënyrën më të qytetëruar do të sillen ndaj tij pa i lejuar vetes as edhe abuzimin më të vogël.

Advertisement