.“Zgjedhjet janë rast për të mos u humbur ku secili të japë kontributin e tij madhor, pasi janë vendimtare për integrimin. Zgjedhjet janë provë e fuqishme, ndër më jetiket për funksionimin e shtetit ligjor, ndaj të gjitha institucionet të zbatojnë me korrektesë ligjin elektoral. U bëj thirrje punonjësve të administratës, që çdo akt, çdo përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, të refuzohen në mënyrë kategorike dhe i garantoj që secili prej tyre do të ketë mbështetjen time dhe të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Berisha. Sipas tij, askush nuk mund t’u imponojë apo t’u bëjë presion atyre asnjë lloj veprimi, për shkakun se ata janë të paguar, ndërsa theksoi se rastet janë sporadike.


