Ashtu si edhe listat e kandidatëve, programi publikohet në momentet e fundit dhe një gjë e tillë, pritet që gjatë javës të kryhet edhe nga Partia Socialiste. Sipas të dhënave paraprake, prioritetet e programit të Partisë Demokratike, i hartuar nga ekspertë të kësaj partie, janë infrastruktura rrugore, ndërtimi dhe rindërtimi i shkollave, punësimi, vëmendje ndaj të rinjve dhe dy pikat e rëndësishme, reformat për të marrë statusin e vendit kandidat dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.