Tiranë – Berisha pret delegacionin e Veteranëve të UÇK-së

Kryeministri Berisha shprehu nderimin e thellë për trimërinë, vetëmohimin dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, duke nënvizuar se shqiptarët përjetësisht u detyrohen atyre, të cilët u treguan të pamposhtur, duke mbrojtur dinjitetin e kombit. Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, por edhe për kontributin e mbarë shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu veteranët e UÇK-së uruan kryeminstrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për hapat drejt integrimit në BE. Më tej, veteranët e UÇK-së vlerësuan lart rolin që do të ketë rruga Durrës-Morinë, në lidhjet dhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke falënderuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë për prioritetin që i dha asaj.

Advertisement